Një nga organizatorët e protetstës kundër rritjes së çmimeve, aktivisti i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, bëri me dije se tubimi do të vijojë çdo ditë të javës në orën 17:00 përballë kryeministrisë, për të kulmuar me marshimin e madh të shtunën në orën 11:00.
“Sfida jonë është me këtë zyrë, sfida jonë është me përgjegjshmërinë e këtyre. Ky manifastim do të vazhdojë çdo ditë. Ky mikrofon do të qëndrojë këtu që të gjithë qytetarët t’i thonë shqetësimet e tyre kryeministrit. Ne do jemi çdo ditë këtu në orën 17:00.
Ne do përgatitemi që të shtunën të presim nga e gjithë Shqipëria. Përditë këtu për të kulmuar të shtunën me marshim nga sheshi Skënderbej deri në kryeministri. Çdo ditë në orën 5 këtu dhe të shtunën në orën 11:00”, tha Qeraxhi.
Një tjetër protestues u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të vërshojnë në rrugë dhe të bllokojnë kryqëzimet në mënyrë që qeveria të ndërgjegjësohet për rritjen e çmimit të naftës.
“Lëshojuni rrugës dhe bllokoni kryqëzimet, tani kjo është thirrja ime veproni”, u shpreh protestuesi.