MENU
klinika

"Do ulemi tek sheshi para Kryeministrisë e nuk lëvizim"

Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim të tubimit kundër rritjes së çmimeve

18.03.2022 - 12:51

Grupi iniciator i protestës qytetare kundër rritjes së çmimeve ka paralajmëruar përshkallëzim të reagimit të tyre në rast se qeveria nuk merr parasysh kërkesat e reja të tyre.

Një përfaqësi e protestuesve deklaruan sot për mediat katër pikat e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë.

Në rast se nuk do të ketë reagim, ata thanë se do të ulen në sheshin para Kryeministrisë e dhe nuk do të lëvizin prej aty duke bllokuar dhe qarkullimin.

KERKESAT

Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullimi barrës fiskale me cmimin e karburanteve
Pezullimi i TVSH për produktet bazë të shportës
Zgjerim i skemës së konpensimit e mbështetjes për fermerët
Paketë reale ndihme për pensionistet invalidët për tejkalimin e krizës.
Hetim e mbikqyrje të koncesioneve e operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në cmimet në treg vecanërisht në sektorin e hidrokarbureve

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protestat masive kundër rritjes së çmimeve

Komisioni Europian: Qytetarët shqiptarë kanë shqetësime legjitime