MENU
klinika

Nga heqja e taksës mbi naftën te rishikimi i buxhetit 2022

Protestuesit zbulojnë kërkesat për qeverisë, ja ultimatumi për Ramën

15.03.2022 - 20:28

Aktivisti Adriatik Lapaj ka zbuluar kërkesat e protestuesve duke i lënë afat qeverisë deri të shtunën për plotësimin e tyre.

Kërkesat fillonin që nga heqja e taksave mbi naftën, e deri te rishikimi i buxhetit 2022, në mënyrë që sipas tyre të rishikohet kriza.

Kërkesa e përgjithshme është ulja e qëndrueshme e çmimit të karburantit me vendet e rajonit. Respektimi për shtresat vulnerabël dhe shtresave në nevojë.

Kërkesat:

 

 

-Heqja e taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

-Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë.
-Përcaktimi dhe ngritja e përkohshme e marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

-Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

-Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri në tejkalimin e krizës dhe përcaktimin e minimumit jetik.

-Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

  • foto galeri

Këto janë lënë me afat deri ditën e shtunë, kërkojmë nga qeveria të bëjë një paketë të dytë që i plotëson të gjitha.

Protestuesit thanë se do të kenë pushim deri ditën e shtunë, për t’u rimbledhur sërish të shumtë në numër dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.