MENU
klinika

Presidenti ukrainas Zelensky pyet ushtarët rusë

Pse duhet të vdisni? Ne e dimë se çfarë mendoni për këtë luftë të pakuptimtë

15.03.2022 - 08:55

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli drejtpërdrejt me ushtarët rusë në një video-mesazh të ngarkuar në Telegram.

“Rekrutët rusë! Më dëgjoni me shumë kujdes. Oficerë rusë! Ju tashmë keni kuptuar gjithçka. Ju nuk do të merrni asgjë nga Ukraina. Ju do të merrni jetë. Ju jeni shumë. Por edhe jeta juaj do të merret,” tha presidenti.

“Por pse duhet të vdisni? Per çfare? Unë e di që ju dëshironi të mbijetoni.”

Zelensky tha se Ukraina po dëgjon bisedat e ushtarëve rusë në përgjime.

“Ne dëgjojmë se çfarë mendoni vërtet për këtë luftë të pakuptimtë, është turp dhe për shtetin tuaj. Bisedat tuaja me njëri-tjetrin. Thirrjet tuaja në shtëpi për familjen tuaj. Ne i dëgjojmë të gjitha. Ne nxjerrim përfundime. Ne e dimë se kush jeni.” tha ai.

Presidenti ukrainas gjithashtu u ofroi ushtarëve rusë atë që ai tha se ishte “një zgjedhje” dhe “një shans”.

“Në emër të popullit ukrainas, unë ju jap një shans. Mundësi për të mbijetuar. Nëse dorëzoheni para forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç supozohet të trajtohen njerëzit. Si njerëz, me dinjitet. Në një farë mënyre, ju nuk keni qenë të trajtuar në ushtrinë tuaj. Dhe në një farë mënyre, ushtria juaj nuk trajton tonën. Zgjidhni!” tha Zelensky.

Pa ofruar prova, Zelensky pretendoi se Rusia kishte humbur 80 avionë luftarakë dhe “së shpejti numri i helikopterëve të rrëzuar të Rusisë do të arrijë në qindra njësi”.

Zelensky tha se pajisjet e braktisura ruse ishin “një nga furnizuesit e pajisjeve për ushtrinë tonë”.

"The Telegraph" artikull për ‘shtëpitë e barit’

Si emigrantët shqiptarë pushtuan tregun e kanabisit në Britani?

Do merret vendim për…

PD mbledh Këshillin Kombëtar

“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE