Jens Stoltenberg do të qëndrojë në krye të aleancës së NATO-s edhe për një vit, pasi aleatët ranë dakord të zgjasin mandatin e tij për shkak të krizës së rëndë të sigurisë të shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Lajmin e raporton kupton Sky News.
Vendimi pritet që të njoftohet formalisht në mbledhjen e jashtëzakonshme të liderëve të NATO-s në selinë në Bruksel. Për zgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s është rënë dakord paraprakisht, sipas zyrtarëve perëndimore.
Kjo do të thotë që Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë do të mbetet si sekretar i përgjithshëm përtej shtatorit, kur përfundonte mandati i tij. Zyrtari shumë i vlerësuar është tashmë shefi më jetëgjatë i NATO-s që ka qenë në këtë post që nga viti 2014.