MENU
klinika

Aktivistët futen brenda, valëvitin flamurin e Ukrainës

‘Pushtohet’ vila e Putin në Francë

14.03.2022 - 10:36

Aktivistët kanë pohuar se kanë hyrë në një vilë franceze që supozohet se është në pronësi të Vladimir Putinit, duke thënë se ata synojnë të strehojnë refugjatë ukrainas atje. Videot e postuara në internet tregojnë një burrë duke valëvitur flamurin ukrainas nga ballkoni i një vile, që thuhet se ndodhet në qytetin bregdetar francez të Biarritz.

Videot përmbajnë gjithashtu tekst në frëngjisht dhe ukrainas, duke thënë: “Fitorja në Biarritz – marrja e pallatit të Putinit” dhe “Tani rezidenca e popullit është gati të mirëpresë refugjatët e regjimit të Putinit”.

Një nga aktivistët, Pierre Haffner, i tha gazetës së pavarur ruse The Insiderse gjatë inspektimit të vilës ai gjeti dokumente që dukej se i përkisnin ish-dhëndrit të Putinit, Kirill Shamalov, dhe oligarkut rus Gennady Timchenko, një mik i ngushtë i Putinit, raporton BBC.

Një tjetër aktivist, Vladimir Osechkin, tha në Facebook se ata synonin t’i dorëzonin një propozim autoriteteve lokale për ta përdorur vilën si një strehë për refugjatët, duke shtuar se ajo ishte mjaft e madhe për të strehuar dhjetëra njerëz.