MENU
klinika

Analiza e The Times

Putin shantazhon botën me armët bërthamore

05.03.2022 - 12:46

Ukraina lëshoi akuza në drejtim të Rusisë pasi po zhantazhon botën me katastrofë bërthamore pasi trupat e saj morën kontrollin e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë. Shtetet e Bashkuara udhëhoqën dënimin ndërkombëtar të bombardimeve të uzinës bërthamore të Zaporizhzhya, duke e përshkruar atë si një “krim lufte” dhe duke akuzuar Presidentin Putin se e çoi “mbretërimin e tij të terrorit një hap më tej” duke kërcënuar kontinentin me një rrjedhje masive rrezatimi.

Monitoruesit ndërkombëtarë kanë konfirmuar se nuk ka pasur asnjë lëshim të materialit radioaktiv në uzinë, pavarësisht zjarrit që ra në një nga ndërtesat pas granatave dhe breshërive të armëve që lëshoi rusi.

Rosemary DiCarlo, shefja e çështjeve politike të OKB-së, në një takim urgjent të këshillit të sigurisë dje pohoi se operacionet ushtarake afër vendeve bërthamore ishin të papranueshme. “Sulmet ndaj objekteve të energjisë bërthamore janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Duhet bërë çdo përpjekje për të shmangur një incident katastrofik bërthamor”, tha ajo. Ministria ruse e mbrojtjes fajësoi Ukrainën për sulmin në fjalë, ndërsa theksoi se gjithçka ishte fabrikim nga ana e ukrainasve. Inspektorati Shtetëror për Rregullimin Bërthamor të Ukrainës tha se kishte shumë rreziqe të mbetura në këtë central, pasi për disa orë punonjësit nuk kishin mundësi të punonin.

Kompania që mbikëqyr kompleksin, Energoatom, paralajmëroi se deklaratat e bëra nga punëtorët dhe zyrtarët lokalë në kohën e marrjes së kontrollit rus mund të jenë bërë nën kërcënimin e armëve të armikut. “Ka shumë mundësi që fjalimi i kryetarit të Enerhodarit të jetë regjistruar në tytën e një mitralozi,” u tha nga kompania, duke iu referuar një videoje që Dmitry Orlov kishte postuar pak pasi rusët morën kontrollin në të cilën ai i tha publikut që të mos “provokojnë rusët”.

 

 

Presidenti Zelensky tha se kontrolli rus rrezikonte një aksident katastrofik bërthamor “si gjashtë Çernobilë”, duke e përshkruar marrjen e kontrollit si “terror në një nivel të paprecedentë”. Qeveria e Ukrainës përdori sulmin ndaj uzinës për të nisur një fushatë në mediat sociale duke bërë thirrje për ta shpallur vendin një zonë të ndaluar fluturimi. “Mbyllni hapësirën ajrore, shpëtojeni Ukrainën, shpëtoni botën”, thuhej në reagimin e Zelenskyt.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti mbrëmë një takim urgjent për t’iu përgjigjur sulmit në termocentral. Ben Wallace, sekretari i Mbrojtjes, tha: “Ne i bëjmë thirrje presidentit rus që të ndalojë absolutisht sulmet ndaj vendeve të tilla. Nuk është e rrezikshme vetëm për Ukrainën dhe rusët: është e rrezikshme për Evropën. Po luan me zjarrin. Forcat e armatosura ruse kanë në arsenalin e tyre një gamë të tërë tmerresh që shkojnë përtej aftësive që ne do të zgjidhnim të kishim nëse jeni në përputhje me konventat e Gjenevës: bombat termobarike me vakum, për shembull, municionet thërrmuese që shumë prej vendeve tona kanë ndaluar. Këto janë armë që ata përdorin ende dhe duket se Putin nuk tregon asnjë kufi.”, tha Wallace.

Michael Podolyak, këshilltari kryesor i Zelensky, tha se ushtria ruse ishte po aq fajtore në sulmin në Zaporizhzhya sa edhe udhëheqja e saj politike. “Çdo ushtar rus i përfshirë në këtë sulm i kuptoi shumë mirë të gjitha pasojat e mundshme,” tha ai. “Kurrë më parë asnjë shtet nuk ka tentuar të shantazhojë me një masakër nën një termocentral bërthamor, duke kryer armiqësi. Çdo goditje nga një tank, çdo goditje nga një raketë ose bombë ajrore në stacion, mund të çojë në një katastrofë monstruoze.”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


''Kriza më serioze në Evropë, pas viteve '80''

Analistët tregojnë për CNN, pasojat e një lufte