MENU
klinika

Diplomaci e pashkruar

Putini, burri që u tremb nga një karficë…

27.03.2022 - 16:30

        Duke përkujtuar gruan e fortë të diplomacisë, Madeleine Albright, ambasada e SHBA-së në Shqipëri ka ndarë një intervistë të Zonjës së hekurt, dhënë disa javë më parë, ku Albright, mes të tjerash ka folur për karficat e saj të famshme, që i përdorte për diplomacinë, në emër të Amerikës.

Këtë javë ne humbëm një legjendë. Madeleine Albright shërbeu si e para grua Sekretare e Shtetit. Një “mendje brilante, ajo rikrijoi diplomacinë në shumë mënyra.

Disa javë më parë, “Share America” pati privilegjin ta intervistonte mbi karficat e saja të famshme.

Lexoni sesi ajo përdori për diplomacinë, në emër të Amerikës, një mjet aspak tradicional dhe shumë efikas, si dhe historitë e dy karficave të saj të preferuara”, – thuhet në postimin e ambasadës.

“Ideja e përdorimit të karficave si një mjet diplomatik, nuk gjendet në asnjë manual të Departamentit të Shtetit, apo në asnjë tekst që pëkufizon politikën e jashtme amerikane,” – tha ajo në intervistë.

Albright i zgjidhte karficat përpara takimeve me personalitete të huaja, për të sinjalizuar pozicionin e saj
diplomatik.

Ajo ka treguar një histori të vitit 2000, në Moskë, gjatë një samiti mes SHBA dhe Rusisë. Albright shprehet se Putin kishte pyetur presidentin amerikan Bill Clinton për karficat e saj.

“Ai më shikonte vazhdimit, për të parë se çfarë karfice kisha vendosur, duke u përpjkur për të gjentur kuptimin e saj. Kur më pyeti, pse kisha vënë karficat e tre majmunëve ‘Hear No Evil, Speak No Evil, See No Evil’, – i thashë se kjo, ishte për shkak të qasjes agresive të Rusisë në Çeçeni, që përfshinte shkelje të konsiderueshme të të drejtave të njeriut. Putini u tërbua, presidenti Clinton më pa me mosbesim dhe pata frikë se e kisha rrezikuar samitin,” – vazhdoi ajo. “Tani që kthehem pas në kohë, jam krenare që kisha zgjedhur pikërisht ato karfica”.

Albright, numëronte gjithsej rreth 200 karfica, që ruhen në 22 muzeume dhe biblioteka presidenciale, tanimë pjesë e ekspozitës së Muzeut Kombëtar të Diplomacisë Amerikane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gruaja që bëri historinë

14 fakte nga jeta e Madeleine Albright

20 vite nga ndërhyrja e NATO-s

Kosova, mirënjohje të përjetshme

"E dashtun Madeleine..."

Letër vetes tem t’re


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit