MENU
klinika

"Nëse vonohen delegacionet, atëherë…"

Putini i qartë: Do të arrijmë qëllimet tona ushtarake në Ukrainë

03.03.2022 - 16:24

Në një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, Presidenti Vladimir Putin i ka bërë me dije se Rusia do të çmilitarizojë me sukses Ukrainën dhe do e bëj atë neutrale. Këto sipas tij janë qëllimet e tij atje.

Putini ka thënë më tej, se çdo përpjekje e Ukrainës për të vonuar delegacionet, do të shtojë më tej listën e kërkesave të Kremlinit.

Gjithashtu, Presidenti ka thënë se Macron nuk ishte dakord me fjalimin që lideri francez mbajti dje, në të cilin e konsideroi Putinin përgjegjës për fillimin e luftës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Një marrëdhënie e veçantë"

Ç’po kërkon Macron nga Putin?

''Kriza më serioze në Evropë, pas viteve '80''

Analistët tregojnë për CNN, pasojat e një lufte