MENU
klinika

Ora dhe vendi ku do të zhvillohet

Rritet çmimi i naftës, qytetarët ftohen sërish në protestë

25.03.2022 - 22:25

Shoqëria Civile ka njoftuar sërish protesta, pasi Bordi i Administrimit të Karburanteve rriti çmimin e naftës. Aktivisti, Adriatik Lapaj thotë se protesta do të zhvillohet të martën në orën 17:00 në shesh.

Lapaj shkruan në Facebook se çmimi ka vijuar të rritet që nga dita e fundit e protestës. “Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër”- shkruan Lapaj.

Postimi i Lapajt

SËRISH NË SHESH!

TË MARTËN ORA 17.00 NË SHESH

Çmimi karburanteve vijoi rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër.

Te sheshi sërish!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN