10.03.2022 - 18:45
Rritja e çmimit të naftës ka ngritur në protestë edhe banorët e Mirditës, të cilat kanë bllokuar Rrugën e Kombit.
Siç duket edhe nga pamjet, protestuesit kanë vendosur në rrugë makinat duke bllokuar qarkullimin pranë Rrëshenit.
Ndërkohë, policia e cila është e pranishme në protestë kërkon largimin e qytetarëve nga rruga.
Protesta kundër rritjes së çmimit zhvillohen edhe në Tiranë dhe në zona të tjera të Shqipërisë, Durrës, Lushnje etj.