MENU
klinika

Masa për energjinë dhe karburantin

Rama: E hëna, dita pa makina ose tri ditë, mosvajtje në punë

18.03.2022 - 13:54

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot dy nga pikat e draft-planit të Qeverisë shqiptare që nuk është publikuar ende, për të kursyer energji dhe karburant.

Mes tyre është edhe një nga ditët e javës pa makina, me shumë mundësi e hëna si dhe mos vajtja në punë për tre ditë.

“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë kishte dalë zyrtarisht me një lajm që nuk është pozitiv që konfirmon atë që kemi përmendur disa herë që problemi në këtë situatë nuk është kaq sa shohim ne e sa duket se ndërkohë që ne diskutojmë cmimet këtu rreziku me naftën apo energjinë është mungesa. Pavarësisht se je i gatshëm ta blesh me cdo cmim nuk e gjen.

Agjencia sot ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madh të mungesës në dekada.

Agjencia ka nxjerrë një plan me 10 pika ku janë dhe nja dy gjëra që ne i kishim diskutuar mes nesh i kemi në atë draft planin të kursimeve të energjisë dhe naftës por i kemi mbajtur që të mos na hidhen në fyt fare fare e të thonë këta, se është problem shumë i madh kur njeriu nuk do të pranojë faktet në tërësi.

Të flasësh sikur këtu je në një realitet normal dhe e vetmja gjë anomale është që qeveria flet për krizë është problem i madh. Përmend një gjë që ne do ta bëjmë. Do bëjmë përsëri një mbledhje, sot që të bëjmë ditën e hënë pushim duke pasur parasysh ato që janë shpjeguar pas mbledhjes, do bëjmë tjetër mbledhje që ta bëjmë ditën e hënë pa makina nëse do vendosim kështu, por sigurisht qe do vijë gradualisht ajo që agjencia thote, e diela pa makina thonë ata, për të kursyer jo për ekologji.

Ose flasim për tre ditë mos vajtje në punë njësoj si me Covid por jo më për shkak infeksionesh por për shkak të kursimit, edhe disa pika të tjera ka plani. Kjo eshte situata“, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN