Kryeministri Edi Rama ka pasur sot nje bashkëbisedim për të informuar punonjës në sektorë të ndryshëm për paketën e rezistencës sociale, ndërhyrjet e qeverisë dhe efektet e krizës ndërkombëtare në ekonomi.
Rama lajmeron se zerimi i taksës mbi pagat deri 40 mijë lekë të rinj dhe përgjysmimi i saj mbi pagat deri 50 mijë lekë të rinj, hyjnë në fuqi në prill.
Duke folur per luften ne Ukraine, Rama tha se “po shikojmë pasojat si gjithë vendet e tjera tek rritja e cmimeve ndaj kemi vendosur dje paketën e rezistencës sociale ndër të cilat është masa për ta futur në fuqi menjëherë e jo për të pritur qershorin si ishte plani i buxhetit te vitit 2022, heqjen e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë”.
“Ata që janë me page 400 mije leke deri në 500 mije leke do paguajnë vetëm gjysmën e taksës që përsëri është lehtësim i konsiderueshëm”, theksoi kreu i qeverise.
Gjithashtu kryeministri thote se 20 miliardë lekë të rinj ose 200 milionë USD do te akordohen për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike në faturat e familjarëve dhe bizneseve të vogla.