MENU
klinika

Në 11:00 tjetër protestë

Rama: Nga sot çmimet e karburantit në filtrin e transparencës. Asnjë abuzim!

12.03.2022 - 10:59

Teksa e gjithë kryefjala e këtyre ditëve është rritja e çmimeve, sidomos e karburantit, kryeministri Edi Rama ka thyer sërish heshtjen për këtë çështje.

Kur sot pritet që në orën 11:00 të nisë një tjetër protestë para kryeministrisë, Rama thekson se duke nisur nga sot Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit do të kalojë në filtër marzhin e fitimit të çdo kompanie karburanti.

MESAZHI I RAMES
MIRËMËNGJES 😊
dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏

U vra një javë më parë nga bashkëmoshatari!

Qytetarët protestojnë për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani

Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika