MENU
klinika

“Bizneset të mendojnë vetëprodhimin e energjisë’

Rama: Do mbështesim familjet, fabrikat të investojnë…

30.03.2022 - 11:26

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të ndihmojë familjet dhe fabrikat që të investojnë në panele diellore, si një mënyrë për t’u përballur me krizën energjetike. Kryeministri u shpreh se problemi më i madh nuk është çmimi i lartë i energjisë, por frika se mund të mos gjendet në treg. Për këtë ai theksoi se duhen marrë masa duke i nxitur bizneset e mëdha që të investojnë në vetëprodhim të energjisë elektrike.

“Furnizimi me energji. Gjërat janë çdo ditë dhe më keq në pasqyrën e përgjithshme të furnizimit me energji. Aq e vërtetë është kjo, sa të gjitha vendet po gjenden në një situatë të paparashikueshme rritje të vazhdueshme të çmimeve të energjisë. Frika themelore nuk është thjeshtë rritja e çmimit, por mundësia e mungesës së energjisë, që të dalësh në treg e të mos e gjesh. Ne kemi marrë përsipër diçka që e konsiderojmë bazë të domosdoshme për të mbajtur një frymëmarrje normale për një kohë të vështirë, mosrritjen e çmimit të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Bizneset e mëdha duhet të mendojnë për të investuar në vetëprodhim të energjisë, pa pretenduar që të bëhen prodhues për të gjithë sistemin elektroenergjetik shqiptar, sepse kjo, për kohën që jemi, është diçka që konsiderohet e rrezikshme për sistemin. Po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët. Nëse familjet në një pallat do të duan të investojnë për të vënë panele diellore dhe njëkohësisht për bizneset nëse do të duan të prodhojnë energji për fabrikën e tyre gjatë gjithë kohës së ditës, problemi i shkëmbimit aty është mundësia për ta patur ditën dhe pamundësia për ta patur natën, gjë që sjell nevojën për shkëmbim, pro për fabrikat që aktivitetin e kanë gjatë ditës, kjo është më e mira për t’u bërë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN