02.03.2022 - 13:47
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto ku ka kujtuar besëlidhjen e Lezhës.
“2 MARS 1444 – 2 MARS 2022”, shkruan Rama.
Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare
Besëlidhja e Lezhës e 2 marsit të vitit 1444
Besëlidhja e Lezhës e njohur edhe me emërtime të tjera si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, “Kuvendi i Lezhës”, “Liga e Princërve Shqiptarë”: është Kuvendi i Princërve Shqiptarë të viteve 1444, të cilët rrezikoheshin apo dëshironin të shkëputen nga lidhja me perandorinë osmane, e cila krijohej me ndikimin ushtarak Osman.