MENU
klinika

La Liga, Java 29

Real turpërohet në shtëpi, Barça “abonohet” me “poker”

21.03.2022 - 00:02

Real Madrid u poshtërua në Bernabeu! Barcelona si në kohët e vjetra, kur Xavi Hernandez ishte futbollist i katalanasve dhe dhuronte spektakël. Barcelona paralajmëron se e ardhmja do të jetë shumë më e vështirë për Real Madrid. Katalanasit fituan 4-0.

Pritej një ndeshje e luftuar dhe në fillim ishte Reali që krijoi disa raste, por pastaj mori gjithçka nën kontroll Barcelona, e cila gjeti golin e parë me një gjuajtje me kokë të Aubamejang, pas asistit të Dembele.

Ishte përsëri francezi ai i cili harkoi në zonë për golin e dytë nga Arauho pas një goditje nga këndi, duke dyfishuar shifrat e lënë të shtangur vendasit.

Pa filluar mirë pjesa e dytë, erdhi edhe goli i tretë, me Torres i cili tundi rrjetën pas asistit të Aubamejang. Spanjolli i theu borxhin shokut të skuadrës pak minuta më vonë, duke çuar rezultatin në 4-0.

Vetëm ndërhyrjet e Kurtua evituan një goleadë më të thellë për skuadrën e Ançelotit e cila kapitulloi pa kushte dhe pësoi humbjen më të thellë të kampionatit, që për fatin e mirë të tyre, nuk do të ndikojë në luftën për titull ku Reali mbetet i shkëputur në kryesim.

Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën