Si rezultat i 756 testimeve, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 22 qytetarë të infektuar. Vetëm një 43-vjeçar nga Saranda nuk ka mundr ta fitojë betejën me koronavirusin.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë regjistruar në këto bashki:
11 në Tiranë, 3 Gramsh, 2 Libohovë, 1 në Kukës, Mirditë, Fier, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër.
Në të gjithë vendin janë 662 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë janë shëruar 152 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268.563 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (15 Mars 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 152
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 765
Testime totale 1,761,701
Raste pozitive 272,711
Raste të shëruara 268,563
Raste Aktive 662
Humbje jete 3,486
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 238
Fier 142
Vlorë 62
Kukës 56
Shkodër 51
Lezhë 30
Gjirokastër 24
Elbasan 23
Korçë 22
Berat 14
Durrës 13
Dibër 3