MENU
klinika

Sipas L’Equipe

Renditja e trajnerëve më të paguar në botë

22.03.2022 - 16:22

Revista prestigjioze sportive franceze “L’Equipe” ka zbuluar pagat mujore të trajnerëve evropianë të futbollit. Interesant është fakti se në këtë listë nuk figuron Pep Guardiola me rrogën më të madhe, edhe pse ka shpenzuar më shumë se cilido koleg tjetër për blerje te Manchester City.

Trajneri i Atlético Madridit, Diego Pablo Simeone, mbetet trajneri më i paguar në botë, përpara tre trajnerëve të Premier League: Guardiola, Conte dhe Klopp. Më poshtë po ju njohim me listën e “L’Equipe”, të 13 trajnerëve më të paguar të kontinentit tonë, sipas një renditjeje zbritëse.

RENDITJA

13.Marco Rose (Borussia Dortmund) – 375.000 euro në muaj

12.Gerardo Seoane (Bayer Leverkusen) – 416.000 euro në muaj

11.Marcelino Garcia (Athletic) – 500 mijë euro në muaj

10.Julian Naggelsmann (Bayern Munich) – 666.000 euro në muaj

9.Simone Inzaghi (Inter) – 620.000 euro në muaj

8.Jose Mourinho (AS Roma) – 770.000 euro në muaj

7.Carlo Ancelotti (Real Madrid) – 910.000 euro në muaj

6.Mauricio Pochettino (PSG) – 1.1 milionë euro

5.Massimiliano Allegri (Juventus) – 1.17 milionë euro në muaj

4.Antonio Conte (Tottenham) – 1.49 milionë euro në muaj

3.Jurgen Klopp (Liverpool) – 1.49 milionë euro në muaj

2.Pep Guardiola (Manchester City) – 1.89 milionë euro në muaj.

1.Diego Pablo Simeone (Atletico Madrid) – 3.3 milionë euro në muaj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN