MENU
klinika

“Nuk është ushtria, janë vrasësit e Putinit”

Reporteri i mbijeton plumbave të ushtarëve rusë

11.03.2022 - 10:08

        Ushtria ruse qëlloi mbi maknën e gazetarit zvicerian, Guillaume Briquet. Ngjarja u raportua në fillim të kësaj jave. Ai ndau historinë me gazetaren ukrainase, Tatiana Popov, që më pas u publikua nga Presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko, në ”Facebook”.

Ushtarët rusë qëlluan me vetëdije mbi një veturë me mbishkrimin ”Press” teksa po udhëtonte nga Kirovograd në rajonin e Nikolaevit dhe më pas e grabitën atë. Plumbat i kaluan disa centimetra përtej kokës dhe nëse nuk do të ishte përkulur, do të ishte goditur.

“Nuk është ushtria, janë vrasësit e Putinit”, tha gazetari zvicerian. “Shkova në Nikolaev, ku pas kontrollit ukrainasit më lejuan të vazhdoj. Pasi mora patentën, vazhdova rrugën. Katër kilometra më tej, ata filluan të qëllojnë mbi makinën time – katër të shtëna kaluan rrëzë fytyrës”, – tha ai.

Pasi ushtarët rusë qëlluan në makinën, Guillaume doli prej automjetit dhe ngriti duart, duke thënë “Jam gazetar, mos më vrit”.

Ai thotë se i pyeti nëse ishin ukrainas, apo rusë dhe një i ri u përgjigj se ishin ushtarë rusë. Një tjetër, futi dorën në xhep dhe i mori 3 000 euro.

E pyeta pse m’i morën paratë, kjo është grabitje dhe ai m’u përgjigj “Kjo është situata tani” dhe qeshi, –  tha gazetari zvicerain, i cili, pretendon se rusët i kanë konfiskuar pajisjet profesionale, laptopin, pasaportën dhe ushqimin.

“Më pas, rusi më tha: ‘Ke tre minuta, për t’u kthyer ose do të të vras’”, – tregon gazetari. Zviceriani ka shkuar në Ukrainë si gazetar, pesë ditë para fillimit të pushtimit rus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të gjithë në luftë, për atdheun!

Gratë dhe vajzat ukrahinase rrëmbejnë armët


"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye