MENU
klinika

Ja sa do të kushtojë një litër

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

21.03.2022 - 13:47

Bordi i Transparancës i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit në mbledhjen e tij ka përcaktuar çmimet e reja të karburanteve, të cilat kanë shënuar rritje në krahasim me nivelin aktual.

Sipas burimeve nga operatorët, çmimi i naftës do të jetë 221 lekë për litër, nga 203 lekë që ishte deri më sot dhe  benzina 211 lekë, nga 206 që ishte më pare. Vendimi hyn në fuqi nga e marta, datë 22 mars deri të enjten.

Sipas informacioneve te marra nga tregu operatorët thonë se dhe në këto nivele janë 15 lekë me humbje.

Operatorët tjanë se ata prisnin që bordi të bënte transparencë për çmimet jo të fiksonte çmimet. Kjo situatë po i vë operatorët në vështirësi. Sipas tyre marzhi prej 5% që u është lënë tregtuesve mbi çmimin pa taksat nuk mjafton për mbulimin e kostove, por ai duhet të jetë rreth 15%.

Benzina ka qenë më e shtrenjtë se nafta sipas operatorëve, për shkak se ka firo më të larta, ngaqë avullon shpejt dhe shitet më pak.

Në bursa nafta është shtrenjtuar në 113 dollarë për fuçi, nga nën 100 dollarë që zbriti në momentin që tek ne u ul me 203 lekë per litër./Monitor

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA

"Pacienti nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë..."

Luis Meçja kërkoi ndihmë ekonomike për t’u kuruar! Reagon spitali i Traumës

Si e mbajti nën vëzhgim shënjestrën për 2 vite

Plani i Suel Çelës për eliminimin e Ardjan Çapjas!

Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit