MENU
klinika

"Do e marrin mbi gjysmë milioni persona. Ja cilat kategori"

Rritja e çmimeve/ Rama flet për ndihmën 30 mijë lekë për tre muajt e ardhshëm

13.03.2022 - 11:41

Kryeministri Edi Rama lajmeroi sot se pasi beri publike pikat e paketes se rezistences sociale, jane bere te tjera llogari qe do ta cojne sipas tij ne mbi gjysme milioni persona numri e perfituesve te 30 mije lekeshit, per tre muaj rresht, qe te perballohet rritja e cmimeve te produkteve te shportes baze.

“Dje kemi bërë kalkulime të tjera për të shtuar përsëri përtej atyre që anoncova se kalkulimet bëhen deri në fund me kategori dhe do kalojmë gjysmë milion njerëz që do përfitojnë nga mbështetja, gjysmë milioni njerëz që do marrin për tre muajt e ardhshëm 30 mijë lekshin që kompenson rritjen e cmimeve të shportës.

Do shtojmë 30 mijë lekë në dorë që pavarësisht rritjes së cmimeve familjet ti blejnë ushqimet njësoj sikur nuk ishin të rritura mos u mungojë asnjë lekë.

Këtu janë kategori specifike pensionistësh shkojmë në mbi 400 mijë pensionistë që do marrin këtë shumë, pastaj kemi gjithë familjet në ndihmë ekonomike, gjithë kategoritë e invalidëve paraplegjikëve të të verbërve”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoritë që do të marrin lekë në dorë për 3 muaj

Pikat e paketës së rezistencës sociale