MENU
klinika

"Duke nisur nga 3 prilli..."

Çmimet e naftës/ Çfarë vendimi ka marrë Qeveria?

24.03.2022 - 19:58

Rritja e çmimit të naftës ka bërë që qeveria të nisë planin e kursimit, por edhe të mbrojtjes së mjedisit.

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka deklaruar se duke nisur nga 3 prilli, do të organizohet në rang kombëtar dita pa makina. Kjo nismë do të vazhdojë dhe do të jetë të dielën e parë të çdo muaji.

“Nga data 3️ prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku. Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë.

Fillojmë mënjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”, tha Kumbaro.

Vendimi për tu organizuar dita pa makina në 12 qarqet u mor pas suksesit, qe sipas ministres pati dy dite me pare ky aktivitet ne Tirane.

“Në frymën e mirë të këtij organizimi kemi vendosur që ditën pa makina ta shtrijmë në qytetet kryesore në 12 qarqet e vendit. Ky është një thirrje për kursim dhe një mjedis të pastër”, u shpreh Kumbaro.