MENU
klinika

Pas zhvillimeve të fundit

RTSH lëshon alarmin, UEFA dënon me 10 vjet Shqipërinë

20.03.2022 - 21:52

Një dënim shumë i madh mund të vijë nga UEFA për Shqipërinë. Sipas asaj që raporton “RTSH Sport”, UEFA ka bërë gati dënimin e madh për Shqipërinë.

Zgjedhjet e fundit të FSHF-së me Asamblenë Zgjedhore që u mbajtën në dy ditë nuk janë regjistruar ende, megjithëse Duka arriti të fitonte pastër dhe si kurrë më parë me 100% të mbështetjes nga Superiorja.

Nga ana tjetër kreu i FSHF, Armand Duka, vazhdon të jetë i pezulluar së bashku me Ilir Shulkun edhe me vendimin e Gjykatës së Apelit që u dha vetëm një ditë më parë. Ndërkohë, dënime të rënda po priten nga UEFA për Shqipërinë.

Finalja e Conference League do të kalojë nga Tirana në Athinë, por kjo është kaq e parëndësishme në lidhje me goditjen e fuqishme që po vjen. Së bashku me humbjen e finales, Kombëtarja Shqiptare do të humbasë të drejtën për 10 vite që të luajë një ndeshje zyrtare.

Pra, nuk do të ketë asnjë përballje për kualifikuese Europiani dhe Botërori. Gjithashtu, edhe ekipet shqiptare nuk do të kenë më mundësinë për të konkurruar në Europë për 10 vitet e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tri ditë më parë u rizgjodh në krye të FSHF

Apeli lë në fuqi vendimin, Duka mbetet i pezulluar nga detyra


Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën