MENU
klinika

"Guvernatori apel për ndihmë!"

Rusët nuk ndalen në egërsi: Marrin nën kontroll spitalin psikiatrik në Borodyanka

05.03.2022 - 20:06

Guvernatori rajonal Oleksiy Kuleba, ka bërë me dije se forcat ruse kanë kapur një spital psikiatri në të cilën trajtohen rreth 670 persona.

Spitali psikiatri ndodhet në qytetin Borodyanka në rajonin e Kievit në Ukrainë.
“Sot ne nuk e kuptojmë se si t’i evakuojmë këta njerëz, si t’i ndihmojmë ata. Atyre po u mbarojnë uji dhe ilaçet. Këta janë njerëz me nevoja të caktuara të veçanta, ata kanë nevojë për ndihmë të vazhdueshme … shumë prej tyre kanë qenë të shtrirë në shtrat për vite.”, ka thënë më tej Kuleba.