MENU
klinika

Mundësi për civilët të largohen nga Ukraina

Rusia njofton ‘armëpushim’ të përkohshëm

03.03.2022 - 15:04

Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas TASS, ka njoftuar një pushim të shkurtër të luftimeve, për t’i dhënë mundësi civilëve të largohen nga Ukraina përmes “korridoreve humanitare”.Më herët, Bashkimi Evropian bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

“Kjo luftë duhet të ndalet tani. Unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Unë bëj thirrje për krijimin e menjëhershëm të korridoreve humanitare,” shkroi Borrell në Twitter.

Sakaq, delegacionet e Ukrainës dhe të Rusisë do të takohen në raundin e dytë të negociatave, në rajonin e Brestit të Bjellorusisë, për të diskutuar për një armëpushim të mundshëm.

Ministri i Jashtë rus Sergei Lavrov tha sot para gazetarëve se do të gjendet një zgjidhje, ndërkohe Moska ka njoftuar se do të lejojë një pushim lufte për të mundësuar largimin e civilëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN