Shkuan për të vrarë Zelenskyn, por lideri i tyre thotë se Rusia nuk është agresore në Ukrainë.
Në një intervistë të dhënë për mediat serbe, Ramazan Kadyrov deklaroi se Rusia dhe ai personalisht kurrë nuk do të harrojnë se Serbia, e vetmja krahas Bjellorusisë, nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe falënderoi Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiçi, për “politikën paqësore që po ndjek”.
“Republika e Çeçenisë ka përjetuar para jo shumë kohësh dy operacione të vështira luftarake. Kemi ndjerë pasojat e rënda të luftës, e nxitur kah fundi i shekullit të kaluar si rezultat i provokimeve të shërbimeve të huaja informative, qëllimi i së cilave ishte shkatërrimi i Rusisë.
Vetëm falë politikës së vendosur të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe udhëheqësit kombëtar të popullit çeçen, Ahmat Kadyrov, terrorizmit ndërkombëtar në Çeçeni ju thye kurrizi”, tha Kadyrov.
Një njësi speciale çeçene ju bashkua trupave ruse në luftën me Ukrainën, teksa mediat raportuan se ata kishin marrë detyrë speciale për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe zyrtarë të tjerë.