MENU
klinika

Për herë të parë

Rusia pranon se pushtimi nuk po shkon sipas planit

14.03.2022 - 12:48

Rusia ka pranuar publikisht, për herë të parë që nga pushtimi i Ukrainës, se pushtimi nuk po shkon siç shpresohej.

“Do të doja të them se jo gjithçka po shkon aq shpejt sa ne do të donim, por nuk e them dot ”, tha kreu i Gardës Kombëtare Ruse, Viktor Zolotov, të dielën në mbrëmje.

Deri tani, presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar vazhdimisht se pushtimi, apo i ashtuquajturi operacioni special, po shkon plotësisht sipas planit. Duke prezantuar vështirësitë për realizimin e planit rus, Zolotov iu referua “nazistëve” që fshiheshin në shkolla, kopshte dhe shtëpi pas civilëve paqësorë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

Megjithatë Zolotov është i bindur se Rusia do të triumfojë këtë luftë. Ai njoftoi se edhe Garda Kombëtare Ruse gjithashtu po merr pjesë në pushtimin e Ukrainës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


500 gjeneratorë për spitalet, strehimoret dhe shërbimet publike

Ukraina po errësohet/ Britania ndërmerr hapin emergjent


"The Telegraph" artikull për ‘shtëpitë e barit’

Si emigrantët shqiptarë pushtuan tregun e kanabisit në Britani?

Do merret vendim për…

PD mbledh Këshillin Kombëtar

“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE