MENU
klinika

E pëson edhe numri 1 në botë në tenis

Sanksione për sportistët individualë rusë e bjellorusë

01.03.2022 - 12:23

Vijojnë sanksionet kundër Rusisë. Dhe tani duket se do ta pësojnë edhe sportistët individualë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) u ka rekomanduar të gjitha Federata Ndërkombëtare Sportive dhe vendeve që organizojnë evente ndërkombëtare që të mos lejojnë pjesëmarrjen e sportistëve rusë dhe bjellorusë.

Kjo, për shkak të luftës që Rusia ka nisur prej disa ditësh në Ukrainë. Ky është vendimi i dytë që IOC merr kundër këtyre dy shteteve, pas atij të anulimit të çdo eventi sportiv ndërkombëtar në Rusi e Bjellorusi, vendim marrë tri ditë më parë.

Sipas IOC, Rusia ka shkelur “armëpushimin olimpik” dhe është mbështetur në këtë sulm ushtarak edhe nga Bjellorusia. Janë mjaft kampionë rusë që rrezikojnë të mos luajnë në evente të ndryshme ndërkombëtare për një periudhë të gjatë.

Elina Svitolina

Kampionët e tenisit, Formula 1, atletikës etj., rrezikojnë të mos garojnë në asnjë event sportiv edhe pse vendimin do ta marrë çdo Federatë apo vend organizator i turneut. Ndërkohë, tenistja ukrainase Elina Svitolina ka dalë e para duke refuzuar të luajë ndaj atyre ruse dhe bjelloruse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shënuan të dy kësaj jave

Ukrainasi dhe rusi, në paqe tek Atalanta