MENU
klinika

Zbulohet vendi ku po fshehin jahtet superluksoze

Sanksionet Perëndimore po i gjunjëzojnë miliarderët rusë

03.03.2022 - 12:10

Të paktën pesë superjahte në pronësi të miliarderëve rusë u ankoruan ose u gjurmuan në lundrim në Maldive të mërkurën, një vend ishullor në Oqeanin Indian që nuk ka një traktat ekstradimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lokalizimi i jahteve ruse u bë nga të dhënat e gjurmimit të anijeve.

Mbërritja e anijeve në arqipelagun pranë brigjeve të Sri Lankës, vjen fill pas vendosjes së sanksioneve të ashpra perëndimore ndaj Rusisë, që erdhi si hakmarrje për pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Të mërkurën, Forbes raportoi se Gjermania kishte sekuestruar mega jahtin e miliarderit rus Alisher Usmanov në një kantier detar në Hamburg.

Usmanov ishte në listën e miliarderëve që do të përballeshin me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian të hënën.

Raporti i Forbes, i bazuar në tre burime nga industrinë e jahteve, tha se mjeti lundrues i Usmanov kap një vlerë prej 600 milionë dollarë.

Më parë, superjahti Clio, në pronësi të Oleg Deripaska, themeluesit të gjigantit të aluminit Rusal, i cili u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në 2018, u ankorua në kryeqytetin E Maldiveve, Male, të mërkurën, sipas bazës së të dhënave të transportit MarineTraffic.

“Titan”, në pronësi të Alexander Abramov, një bashkëthemelues i prodhuesit të çelikut Evraz, mbërriti aty më 28 shkurt.

Tre jahte të tjera në pronësi të miliarderëve të tjerë rusë u panë duke lundruar në ujërat e Maldiveve të mërkurën. Ato përfshijnë dhe jahtin “Nirvana” 88 metra, në pronësi të njeriut më të pasur të Rusisë, Vladimir Potanin.

Shumica e anijeve u panë të ankoruara për herë të fundit në portet e Lindjes së Mesme në fillim të vitit, por që u zhvendosën prej aty drejt Maldiveve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN