MENU
klinika

“Ishte pak e shëmtuar”

Semi Jaupaj komenton lidhjen e Donaldit dhe Trixës

02.03.2022 - 12:51

Në emisionin e sotëm të post “Big Brother VIP” është folur për shoqërinë që Semi Jaupaj ka pasur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri me aktorin, Donald Veshaj.

Me anë të një videoje produksioni tregoi momentet që këngëtarja dhe aktori kanë pasur brenda “Big Brother VIP”.

Kur Semi u pyet nga moderatorja e emisionit, Arbana Osmani çfarë do të ndryshonte në marrëdhënie me Donaldin, ajo u shpreh se donte të ishte më e ftohtë me të.

Semi gjithashtu flet edhe për akuzat që i janë bërë që ajo nuk e ka mbështetur Donaldin nga jashtë.

“Këtu do ndalem pak sepse këtu jam komentuar gjatë gjithë kohës, që nuk e kam mbështetur. Pas asaj që ndodhi unë realisht, nuk isha dakord për zgjedhjen e tij që bëri. Nëse vinte puna tek Donaldi si lojtarë unë e kam mbrojtur. Jo duke bërtitur shumë ndoshta, por nuk e kam hedhur poshtë.”- u shpreh Semi.

Këngëtarja në fund jep edhe një mendim në lidhje me romancën që u krijua mes aktorit dhe Beatrix-ës.

“Nuk dua të bëj ndonjë koment të madh. Unë jam pro dashurisë. Mënyrat si i bëri gjërat ishte pak e shëmtuar. Mund të gjente mënyra për të dërguar mesazhe për Borën. Njeriu është i lirë të bëjë ç’të dojë.”- tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Po përjetoj një periudhë të vështirë”

Çfarë ka ndodhur me Semin pas “Big Brother VIP”?

“Nëse të pyesin a je i lidhur çfarë do thuash?”

Donaldi jep një përgjigje pas situatës së krijuar me Beatrix


Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV