MENU
klinika

Ankimimi

Serbët nuk shfaqin flamurin kur garon atletja kosovare

20.03.2022 - 21:30

Në Kampionatin Botëror të Atletikës për sallat e mbyllura që po mbahet në Beograd, ka garuar edhe Kosova, e cila u përfaqësua nga atletja Gresa Bakraqi, e cila mori pjesë në garën e 1500 metrave, duke u renditur e 17-ta mes 19 konkurruese, me kohë 4:28.40.

Por pjesëmarrja e atletes kosovare nuk kaloi pa polemika, me serbët që vijojnë të përfshijnë politikën në sport. Bakraqi përfaqësoi Kosovën me inicialet “KOS” në fanellë, ashtu sikurse të gjitha pjesëmarrëset e shteteve të tjera.

Diskriminimi i vetëm erdhi nga regjia serbe, e cila nuk shfaqi flamurin e Kosovës tek emri i garueses, por vetëm shkurtesën “KOS”. Duke marrë shkas nga ky veprim i papranueshëm i serbëve, Komiteti Olimpik i Kosovës së bashku me Federatën Atletike të Kosovës kanë paraqitur menjëherë ankesë në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës dhe në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën