MENU
klinika

"Kemi prova"

Shefi i NATO-s: Putini po hedh edhe armë të tjera që s’lejohen!

04.03.2022 - 16:29

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dha sot alarmin, teksa deklaroi se ka prova që Rusia po përdor bomba thërrmuese në pushtimin e saj në Ukrainë.

Në një konferencë shtypi, ai u tha gazetarëve se “Ne kemi parë përdorimin e bombave thërrmuese, kemi raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që do të ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Ai gjithashtu shtoi se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe as do të dërgojë trupat e saj atje, por premton ndihma të tjera për Kievin dhe i kërkoi Presidentit Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit menjëherë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të tmerruar, ditë e zezë për Evropën”

Agresioni ndaj Kievit/ Liderët botërorë në alarm!

Analiza e “Radio Evropa e Lirë”

Vladimir Putin në “fazën e Millosheviçit”

Strategjia e dyfishtë mbetet rruga e duhur

DW: Perëndimi të mos i nënshtrohet Rusisë