MENU
klinika

11-orë në dispozicion për të nxjerrë nga qyteti civilët

Shpallet armëpushimi në Mariupol

06.03.2022 - 11:55

Një armëpushim i përkohshëm është shpallur në Mariupol, një qytet port në Ukrainën jugore.

Armëpushimi i dakordësuar mes forcave ruse dhe atyre ukrainase është i vlefshëm nga ora 10:00-21:00 me orën lokale (08:00-19:00 GMT), sipas autoriteteve lokale.

Civilët do të jenë në gjendje të evakuohen nga qyteti përgjatë një rruge të rënë dakord me forcat ruse.

Një plan i ngjashëm u shpall dhe të shtunën për të nxjerrë civilët nga qyteti, por që armëpushimi nuk u respektua nga forcat ruse të cilët rinisën në pabesi bombardimet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN