MENU
klinika

Xhemal Bushati

Shpërthimi në Shkodër, njëri biznes në pronësi të kandidatit të PD

26.03.2022 - 09:53

Shkodra është zgjuar sot nga dy shpërthime të fuqishme në qendër të qytetit këtë të shtunë. Shpërthimet janë regjistruar në dy zona të ndryshme të Shkodrës me një distancë nga njëra tjetra pak më shumë se 1 km.

Shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20 në supermarketin SPAR, në pronësi të biznesmenit Flor Markut në lagjen ” Kongresi i Permetit” dhe vetëm pas 10 minutash është dëgjuar edhe shpërthimi tjetër në biznesin “LC Waikiki” në pronësi të ish kandidatit të PD për kryetar bashkie të Shkodrës, Xhemal Bushati.
Vetë Bushati jeton në katin e tretë të objektit, ku ndodhi shpërthimi në lagjen “Vasil Shanto”, ndërsa biznesin e tij e kishte në katin e parë që ka pësuar dëme materiale.