MENU
klinika

Miqësorja e luksit

Shqipëria “flirtoi” me barazimin, Spanja na mposht në 90′

26.03.2022 - 22:46

Nuk ka mrekulli të Kombëtares shqiptare në Barcelonë në ndeshjen miqësore me Spanjën. Iberikët fituan 2-1 në minutën e fundit të kohës së rregullt, në një sfidë ku hasën shumë vështirësi, ndërsa kuqezinjtë flirtuan shumë për një barazim historik, por nuk ia dolën.

Spanjollët dominuan në 45 minutat e para, duke tentuar portën në 3-4 raste të mira shënimi, por Berisha ka qenë në lartësinë e duhur. Kuqezinjtë kanë pretenduar një penallti, ndërsa në fund të fraksionit të parë patën një shans të artë me Cikalleshin, pas pasimit të mirë të Brojës.

E dyta nisi furishëm për vendasit, teksa tentojnë me anë të Rodrit, por është sërish Berisha që bën një tjetër pritje vendimtare. Megjithatë, pak minuta më pas kuqezinjtë arrijnë të ndërtojnë një aksion model, por mungon finalizimi, fillimisht Laçi e më pas Bare.

Për të ardhur në minutën e 75-të, një pasim në qendër për Torres i cili gjen devijimin e Gjimshitit për të dërguar sferën në rrjetë. Spanjollët ulin ritmin më pas dhe Uzuni në 85’ arrin të shënojë.

Me fat sulmuesi shqiptar në një aksion pa pretendime. Por kur u mendua se Shqipëria mund të dilte me një barazim, Dani Olmo me klasin e tij shënon golin e dytë në 90’ dhe i jep fitoren Spanjës.

Atmosfera e kampit kuqezi jo edhe aq pozitive

Uzuni dhe Ismajli dalin ‘kundër‘ Silvinjos!

“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm