MENU
klinika

Kriza e çmimeve

Shqipëria në protestë, vendet fqinje, ulje taksash e çmimesh

18.03.2022 - 13:32

Rritja e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës në Shqipëri ka bërë që qytetarët të reagojnë me protesta për disa ditë me radhë, protesta masive që kanë mbledhur mijëra qytetarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ndërkohë që, shtetet fqinjeë me Shqipërinë kanë miratuar masa mbrojtëse përmes uljes së taksave, çmimeve dhe financime për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të tyre. Përballë rritjes së fortë të çmimeve të energjisë për shkak të luftës në Ukrainë, qeveritë e këtyre vendeve kanë nisur uljen e shpejtë të kostove në rritje për konsumatorët me masa shtesë lehtësuese.

Një rast i tillë edhe Greqia, qeveria e së cilës ka miratuar një paketë me masa në ndihmë të qytetarëve të saj, për shkak të krizës ekonomike e pasuar nga lufta Ukrainë-Rusi. Vendimi u hartua nga Ministria e Financave, ku totali i shumës kap vlerën prej 1.1 miliardë eurove, që shteti ka parashikuar si ndihmë sociale për 3.2 milionë qytetarë. Paketa e masave ndihmëse përfshin mbështetje për pensionistët, të papunët dhe ata që kanë paga të ulëta, familjet me fëmijë dhe subvencionimin e energjisë dhe karburantit, si edhe ndihmën për fermerët.

Masat përfshijnë lehtësime në çmimin e karburantit dhe energjisë, vendim që prek 540 mijë konsumatorë në Greqi. Po ashtu, do të jepen 200 euro për qytetarët në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve para pashkëve. Subvencioni i gazit do të nisë në muajin prill me 40 €/Këh për familjet dhe 20 €/ Këh për bizneset, me një kosto prej 30 milionë euro. Kostoja totale e subvencionit të energjisë elektrike dhe gazit është vlerësuar në 636 milionë euro për muajin prill.

Rritja e subvencionit të energjisë elektrike për familjet dhe bizneset dhe për bizneset është dyfishuar për të mbuluar rreth 50% të rritjes për muajin prill, me një kosto prej 278 milionë euro.

Një subvencion me shumën 110 milionë euro do të jepet për të mbuluar përqindjen më të madhe të rritjes së energjisë elektrike për periudhën janar-prill në bizneset e vogla. Dyfishim i të ardhurave minimale për 241 281 përfitues të të ardhurave minimale të garantuara, me një kosto prej 50.9 milionë euro. Për pensionistë do të jepet ndihmë 200 euro për 676 735 prej tyre me të ardhura të ulëta dhe 200 euro për 34964 të moshuar të pasiguruar me një kosto prej 7 milionë euro. Edhe për personat me aftësi të kufizuar, do të jepet shuma prej 200 eurove për 166,982 përfitues me aftësi së kufizuar me një kosto prej 33.4 milionë euro.

Nga ane saj qeveria Italiane ka ulur akcizën për benzinën dhe naftën me 15 cent. Janë këto masat e reja që po ndërmerr qeveria italiane, me qëllim përballimin e faturave të larta nga banorët e saj si edhe për të zbutur ecurinë e çmimeve të karburantit dhe energjisë. Këto janë dy masat kryesore të dekretit që Këshilli i Ministrave po përgatit pas mbledhjeve të zhvilluara, në nivel teknik dhe politik, ditët e fundit. Dekreti i qeverisë pason rritjen e menjëhershme të çmimeve të energjisë shkaktuar si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë.

Kurse qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar masa të reja, për të mbrojtur, qytetarët nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, karburanteve dhe energjisë elektrike, si pasojë e krizës botërore për shkak të konfliktit në Ukrainë. Qeveria ka vendosur lirimin e akcizës për karburantet, heqjen e TVSH-së për artikujt ushqimor bazë, si mielli, buka, vaji, mishi, sheqeri, vezët e disa prodhime tjera. Një vendim tjetër është mbajtja deri në fund të vitit e akcizës prej 5 për qind për energjinë elektrike dhe ngrohjen qendrore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qeveria kontroll mbi çmimet e shportës

Rama tërhiqet nga ekonomia e tregut