MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund ta trajtojmë ethen?

03.03.2022 - 11:36

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si mund ta trajtojmë ethen?

Mjeku: Ethet të cilat nuk shoqërohen me temperaturë më të lartë se 38.5 C˚, mund t’i trajtojmë me antiinflamatorë jo steroidë të cilët mund të përdoren çdo 8 orë. ethe temperatureMund të përdorim paracetamolin, ibuprofenin dhe analginën tablet ose ampulë në temperaturat më të larta se 38.5 C˚ intra muskul.

Duhet të dimë që pacienti duhet të marrë lëngje të bollshme dhe kripëra minerale në rastet me temperaturë të lartë. Gjithashtu, duhen ndërruar rrobat shpesh si pasojë e djersëve të shumta në mënyrë që lëkura të qëndrojë e thatë.

Po kur temperatura nuk ulet edhe pas trajtimit me antiinflamatorë, çfarë duhet të bëjmë?

Në rastet kur temperatura është rezistente dhe nuk ulet me mjekim, mund të përdorim kompresat e lagura të cilat mund të jenë me ujë, uthull ose alkool. Në temperaturat më të larta se 38.5 C˚ mund të përdorim banjat me ujë të vakët ose masazhe me peshqir dhe çarçafe të lagur.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.