MENU
klinika

Përgjigjet Kurti

Si mund të mbrohet Kosova pa helikopterë e tanke?

25.03.2022 - 11:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me rëndësi në luftën mbrojtëse janë mjetet që mund të shkatërrojnë mjetet sulmuese të armikut kur është pyetur për një sulm të mundshëm mbi Kosovën.

Ai ka përmendur luftën në Ukrainë si shembull në këtë aspekt dhe ka cekur tri elemente që po ndikojnë në luftën mbrojtëse.

“Nuk jam i sigurt që në modernizimin e ushtrisë tonë edhe me pajisje mbrojtëse, tanket e helikopterët janë të domosdoshme. Nëse shikoni luftën clirimtare në Urkainë, aty janë tri elemente thelbësore. I pari është se vullneti dhe morali i ushtarit ukrainas është shumë më i lart se sa ai i atij rus. E dyta janë kundërajrorët dhe e treta janë predhat anti-tank. Duhet të kesh mjete që i shkatërrojnë ato të kundërshtarit. Gjithmonë jemi në bashkëveprim me aleatët tanë me NATO-n dhe KFOR-in. Ne ishim në Defender Europe 2021 dhe do të jemi në 2023 me NATO-n do ta përdorim ndërveprueshmërinë në mënyrë që të mbrohemi të gjithë bashkë”, ka thënë ai në KTV.

Kur është pyetur se pse në të kaluarën sa ishte në opozitë ka bërë presion mbi qeveritë që të blihen helikopterë e mjete tjera ushtarake, ai është përgjigjur kështu.

“E di që është bërë pak modë ke thënë më 2014-ën, 2016-ën, 2019-ën etj. Jam që një vit në pozitë dhe kemi pasur pandeminë, krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë. Po ta kishin pasur kryeministrat e kaluar nuk do ua kisha përmendur”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN