MENU
klinika

Po shihet shpesh me Kanye West

Si ndihet Kim Kardashian për sozinë e saj?

02.03.2022 - 13:17

Themeluesja e “SKIMS” e forcoi statusin e saj si një ikonë globale të modës në shfaqjen e Prada-s, teksa ish- bashkëshorti i saj Kanye West, dhe modelja e Instagramit, Chaney Jones, u takuan në Miami, Florida. Chaney është komentuar gjithnjë për shkak të ngjashmërive të saj me Kim-in – madje edhe duke u quajtur një “sozia e Kim-t” – edhe në sensin e saj të modës.

“HollyëoodLife” foli me një burim të afërt me Kim, i cili tha se është “mjaft i lehtësuar” nga muza më e re e Ye.

“Kim ka parë foto të Chaney-t dhe mendon se Chaney duhet të jetë vetëm vetvetja dhe të mos përpiqet ta imitojë atë”, tha burimi. “Por, nëse kjo është ajo që Chaney dëshiron të bëjë për të marrë vëmendjen që po kërkon, ose për të fituar mbi Kanye, kështu qoftë. Fokusi i Kim për momentin është vetvetja, fëmijët e saj dhe marrëdhënia e saj me Pete”, shtoi burimi, duke iu referuar të dashurit të Kim Pete Davidson.

Sipas një burimi të dytë, Kim është gjithashtu e impresionuar nga zgjedhjet e modës së Chaney, të cilat kanë përfshirë kostume të zeza, rroba banje Balenciaga, çanta Birkin dhe syze dielli të mëdha futuriste – të gjitha elementet kryesore në veshjet e fundit të Kim.

“Kim e di që ajo konsiderohet si një ikonë e modës, kështu që fakti që kaq shumë gra, përfshirë Chaney, që përpiqen ta imitojnë atë është me të vërtetë mjaft interesante për të. A mendon Kim-i se është pak e çuditshme që Kanye është takuar me disa gra që i ngjajnë asaj? Po, ajo po”, tha burimi.

“Shumica e grave në situatën e Kim-it ndoshta do të ndiheshin në të njëjtën mënyrë. Por për sa i përket ndjenjave të saj, Kim nuk ka kohë apo energji për t’u shqetësuar se me kë po kalon kohë Kanye.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN