Jo, nuk po të përflasin, thjesht ke ngrënë shumë sasi/shpejt, ke ngrënë ushqim pikant, ke pirë alkool, ose je ekspozuar direkt në ndryshim temperaturash. Lemza, që mos të bëhet e bezdisshme, mund të kalohet me një ose dy nga këto metodat e mëposhtme (që do t’ju hyjnë shumë në punë nëse ju rastis t’ju zërë lemza si Drini Zeqo).
– Merr frymë thellë ngadalë, mbaje për 10-20 sekonda dhe lëshoje po ngadalë.
– Merr frymë me ndihmën e një qeseje/ose çante të vogël kartoni (të përdorshme për bukën).
– “Përqafo” gjunjët, ulu në një vend të rehatshëm (nëse është e mundur), afro gjunjët tek gjoksi në pozicion fetusi dhe qëndro ashtu për të paktën 3 minuta.
– Ushtro pak presion me duar në diafragmë.
– Mbyll hundën dhe pi 2-3 gllënjka ujë pa e lëshuar frymën.
– Me gishtin e madh të njërës dorë shtyp disa herë pjesën e brendshme të pëllëmbës së dorës tjetër.
– Ha pak sheqer ose mjaltë.
Nëse lemza ju vazhdon për më tepër se një orë, duhet të këshilloheni me një mjek pasi mund të tregojë edhe probleme të ndryshme shëndetësore, si ato me stomakun.