MENU
klinika

Dhurata!!!

Si t’ua ”shpjegojmë” Mësuesve, se 7 Marsi… Nuk është Festë???

07.03.2022 - 17:24

          Demokracia tridhjetëvjeçare shqiptare, ka gjymtuar (duke dashur të çlirojë…) me ”moderimin”, apo ekonominë e tregut, jo pak sistemin arsimor. Aty ku ne nisim rrugën drejt njohjes së vetes, shoqërisë dhe vlerave, tani bëhet njëfarë parade me ngjyrat më qesharake të figurës së Mësuesit para Nxënësit dhe anasjelltas.

Një shqetësim të tillë, shtron akademiku Fuga dhe pa u kursyer…

Mesazhi është i ”paredaktuar”, ndërsa Artan Fuga shkruan:

“7 marsi është dita e shkollës shqipe, jo thjesht e mësuesit! Propaganda e ktheu në ditë të mësuesit, sikundër ktheu ”1 Majin” nga ditë proteste në ditë feste të puntorëve, sikundër ktheu ”8 Marsin” në festën e nënës bashkë me të gruas, ku gratë danconin me njëra-tjetrën në një lloj gati homoseksualizmi femëror i përgjithësuar i mbetur në potencë!

Pra, dita e shkollës, jo thjesht e mësuesit, pra edhe e nxënësve, e prindërve, etj.

Me këtë rast uroj që mësuesit të heqin dorë nga pranimi i dhuratave materiale që nuk është veçse një korrupsion i përgjithësuar, i ndyrë dhe i përçmuar, që çedukon nxënësit dhe nxënësit uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza, pantallona, brrekë, syza, telefona, stilokalema, sytjena, etj., gjëra materiale të këtij lloji si një mësues i padenjë, i korruptuar, pra si legen!

Le ta provokojnë duke i dhuruar të tilla ndyrësira për ta parë nëse i pranon ose jo dhe pastaj, çështja është e qartë vetiu!

Hiquani vizën!

Prindër, mos u jepni asnjë lekë fëmijëve, të bëjnë dhurata korruptive për mësuesit. Ka mësues që në 7 Mars, sillen si tagrambledhës! Duken që në sy, si vishen për festë… çdo rrobë e trupit duket sikur thotë: Eeeee, ku i keni dhuratat more qafira!

Kurse ata që janë vërtet mësues të mirë, duhen respektuar përjetë! Por edhe mësuesit, duhet të respektojnë të gjithë nxënësit dhe prindrit” – përfundon revolta…/Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


... e hollë e gjatë si në piktyrë të Botticelli-t"

“Dit’ e verës çkrin dimëri qaset Vera buzëqeshur

Pse u dëbua "sot" Dantja?

“Komedia hyjnore” burim akuzash!