MENU
klinika

Luftime të ashpra në Kharkiv

Sot dita e 10 e pushtimit të Ukrainës, rusët shpallin korridore humanitare për dy qytete

05.03.2022 - 10:14

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar një armëpushim të përkohshëm dhe hapjen e korridoreve humanitare për dy qytete. Bëhet fjalë për qytetet Mariupol dhe Volnovakha. Mësohet se civilëve do iu lejohet dalja nga ora 10:00 me orën e Moskës (07:00 GMT) ditën e sotme.

Rusia thotë se ka rënë dakord për rrugët jashtë qyteteve me palën ukrainase, por BBC ende nuk ka asnjë konfirmim nga pala ukrainase.

Mariupol është një qytet port i madh dhe ka qenë i rrethuar nga forcat ruse për disa ditë. Ndërkohë, luftime të ashpra ka pasur edhe në Volnovakha.
Më herët, kryebashkiaku i Mariupolit bëri thirrje që civilët të lejohen të largohen mes asaj që ai e quajti një “bllokadë” nga forcat ruse.

Diku tjetër, luftimet vazhdojnë. Shpërthime të shumta u dëgjuan në Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës
Në qytetin lindor të Sumy, i cili është i rrethuar nga trupat ruse, granatimet filluan në orën 05:00 (02:00 GMT) sipas mediave ukrainase.

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alarmi i shërbimeve amerikane të zbulimit për orët e ardhshme

“Lukashenko do ‘hedhë’ ushtrinë e tij me 48 mijë trupa në Ukrainë”

Ministri i Jashtëm ukrainas akuzon forcat e Vladimir Putin

“Trupat ushtarake ruse po kryejnë abuzime seksuale”