27.03.2022 - 13:30
Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët, do të mbajë sot Kongresin e dytë të partisë.
Kongresi pritet të mbahet në Qendrën e Kulturës në Tetovë dhe do të nisë rreth orës 12:00.
Në kuadër të këtij Kongresi, do të zgjidhet lideri i ardhshëm, që sipas kandidaturës, pritet të jetë sërish Ziadin Sela.
Kjo pasi ai është kandidat i vetëm prezent për lider partie.
“Zgjidh të ardhmen në Aleancë me Shqiptarët”, është slogani që mban Kongresi.