MENU
klinika

Gati prangat për Alqi Bllakon

SPAK dërgon në GJKKO kërkesën për arrestimin

31.03.2022 - 11:32

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar në GJKKO këtë të enjte kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos, pak orë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.

Ndërkohë që në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca gjyqësore këtë të enjte për caktimin e masave të sigurisë për nëntë zyrtarët për të cilët SPAK ka kërkuar arrestimin.

Sot shtohet edhe kërkesa për arrestimin e ish deputetit socialist Alqi Bllako. Kujtojmë që më datën 29 mars, SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesë për autorizim për arrestimin e Bllakos duke qenë se ai kishte mandat deputeti.

Por ditën e djeshme Bllako hoqi dorë nga mandati për t’u përballur me drejtësinë.

NJOFTIMI I SPAK

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.22, datë 26.03.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Lefter Koka, i dyshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 e 25, 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.
Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim K.Z., i dyshuar për veprat penale të 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.
Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim A.M., i dyshuar për veprat penale të 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.
Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Pëllumb Abeshi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Azem Shatëri, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Florjan Muçaj, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E.M, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Sabina Cenameri, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Caktimi i masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim E.K, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Në këtë proçedim penal janë marrë në përgjegjësi penale edhe personat juridik, “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k. dhe “Integrated Technology Servis” sh.p.k, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

“Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot në datën 29.03.2022 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj shtetasit Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Sabina Cenameri, si dhe janë duke u kryer veprimet e nevojshme ekzekutimin e masave të sigurimit për shtetasit e tjerë. Gjithashtu po kryhen veprimet për vënien në administrim të Agjensisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Tiranë, të pasurive të sekuestruara.

Për shtetasin Alqi Bllako, nisur nga fakti që është i zgjedhur deputet në Kuvendin e Republikës së Shjqipërisë, Prokuroria e Posaçme bazuar në parashikimet e nenit 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg”, thuhet në njoftimin e SPAK me 29 mars.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis procedura për zëvendësimin e Alqi Bllakos/ Hapat që do ndiqen

Pandeli Majko rikthehet në Parlament! Kuvendi shpalli sot vakancën