MENU
klinika

NBA

Suns pa mëshirë, mësohet ekipi i tretë i play-off

25.03.2022 - 13:18

Phoenix Suns nuk njeh ndalesa. Kryesuesit e Perëndimit fituan edhe sot 140-130 ndaj Denver Nuggets në një ndeshje spektakolare, duke u bërë ekipi i parë këtë sezon në NBA që arrin kuotën e 60 fitoreve. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë, ku lider ishte Kevin Booker, autor i 49 pikëve e 10 asist.

Ekipi i tretë që kualifikohet në play off është Memphis Grizlies, që sot fitoi 133-103 ndaj Indiana Pacers. Sfidë e dominuar nga vendasit, ku u dallua Bane me 30 pikë, ndërkohë që 63 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Në Lindje fiton ekipi kampion i Milwaukee, që mundi 114-102 Washington, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Mungesa e Antetokounmpo nuk u ndje shumë te Bucks, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Holiday 24 pikë më i miri).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën