MENU
klinika

Borell vizitë në Maqedoninë e Veriut

“Të përkushtuar për të mbështetur Ballkanin”

14.03.2022 - 11:24

Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borell, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Borell do të takohet me zyrtarë të lartë, presidentin Stevo Pendarovksi, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e Jashtëm, ministrin e Mbrojtjes si edhe Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Shkup, Borell do të takohet edhe me liderë të partive të mëdha politike.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur rajonin demokratik të Ballkanit Perëndimor. Ne do të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Vigjilenca juaj është gjithashtu edhe e ardhmja jonë”, ka thënë më tej ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i fortë i kryediplomatit të BE

“Putin mund të shënjestrojë një shtet të NATO-s”