MENU
klinika

“Kjo protestë personifikon pranverën shqiptare”

Të rinjtë para Kryeministrisë: Na kurseni fjalët vulgare e baltën

13.03.2022 - 13:56

Të shumtë kanë qenë edhe të rinjtë që kanë marrë fjalën në protestën e sotme kundër rritjes së çmimeve, para Kryeministrisë.

“Na kurseni fjalët vulgare e baltën tuaj e gënjeshtrat po kurrë mos kërkoni të na kurseni bukën e gojës”, tha njera prej tyre.

“Kjo është një nga protestat më të bukura që kemi marrë pjese se personifikon pranverën shqiptare, qytetaret e lirë që janë ngritur për problemet e tyre reale për të marrë frenat e tyre në dorë.

Jam student, cfarë tu ofroj prindërve që jetojnë në Kavajë e hapin sytë te unë ndërkohë unë punoj e me zor ia dal vetë në fund të muajit?

Cfarë më ofron mua ku vend? Të ha të pi? Por dhe kafshët mund të hanë njeriu nuk jeton vetëm për të ngrënë por për të ndertuar një të ardhme.

Cfarë të ardhme jemi duke ndërtuar ne në Shqipëri?

Shumë bashkëqytetarë janë në kafene apo shëtitje iu bëj thirrje të bashkohen në këtë protestë nuk të jep gjë shëtitorja por një orë të ditës kushtojani të drejtave tuaja.

Po ndodh lufta po pse pasojat duhet ti ndiejmë më shumë ne se vendet e tjera?
Nëse s’je i aftë të menaxhosh krizën pse qendron ende në këtë zyrë?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nëse e shikon botën nga gypi i X5, të duket mirë”

Aktivisti Ervin Goci për paketën e rezistencës sociale: Tallje kolosale

Në protestën ku u bllokua Rruga e Kombit

Gjykata e Lezhës liron pesë qytetarët e arrestuar të premten


“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE

Itinerari dhe çmimet për 4,000 garues nga Shqipëria dhe bota

Maratona e Tiranës rikthehet me edicionin e 8

"Përplasen shumë aspekte të të drejtës civile"

“Shteti Bektashi, ide fluturake” – Mazi: Cenohet Kushtetuta!

Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet

Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit?