MENU
klinika

Dorëheqja e Bashës, vjen reagimi i Grupit Parlamentar të PD

“Thirrje deputetëve të pezulluar të ofrojnë mekanizmin e tërheqjes së Berishës!”

21.03.2022 - 20:13

Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD-së, ka ardhur reagimi i Grupit Parlamentar. Nënkryetari Enkelejd Alibeaj ka lexuar gjatë mbledhjes së strukturave të PD-së, një draft paraprak të Grupit Parlamentar dhe kërkesat e tyre.

Një prej pikave të kërkuara nga grupi parlamentar, është distancimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga vendimmarrja e PD-së.

Ata i bëjnë thirrje deputetëve të pezulluar që të ofrojnë një mekanizëm për tërheqjen e Berishës nga çdo vendimmarrje, për të shmangur përçarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve.

Grupi parlamentar i PD vlerëson aktin e dorëheqjes së kryetarit të PD në funksion të zgjdhjes së problematikës, që ka shkaktuar një përçarje të thellë nga qendra në bazë.
Grupi parlamentar i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD që të ofrojnë të njëjtin mekanziëm për tërheqjen e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimarrja në PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. Kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.
Grupi parlamentar shpreh gatishmërinë për të negociauar me anëtarët e pezulluar të grupit parlamentar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për t’i hapur rrugë bashkimit. Grupi ngarkon strukturat përgjegjëse për të pranuar një grup të epp për të lehtësuar ndërmjetësimin.
Grupi vlerëson se pas dakordësisë i hapet rruga për:

A-Ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë për bashkim

B-Përgatitjen e partisë për zgjedhjet lokale

C- Përgatitjen e kushteve të nevojshme për zgjedhje menjëherë pas zgjedhjeve lokale

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN