MENU
klinika

Nga Roland Qafoku

Triumfi i Legalitetit numër 2 dhe kandidatët për kryetar të PD

28.03.2022 - 11:10

Pas gjashtë muajsh nga largimi, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij janë kthyer në seli. Një histori që pothuajse i ngjan ritkhimit të Ahmet Zogut më 25 dhjetor 1924 pas largimit nga revolucioni i qershorit 1924 dhe që u quajt “Triumfi i Legalitetit”. Por tani beteja është për mënyrën se si do zgjidhet kryetari i ri i partisë nëpërmjet votës. Cilët janë kandidatët dhe sa shanse kanë? Emrat që përbëjnë listën e atyre që e synojnë drejtimin e PD.

Nga Roland Qafoku

Duke gdhirë 25 dhjetori i vitit 1924, hipur në një kalë të bardhë dhe i shoqëruar nga turmat e mbështetësve, Ahmet Zogu hyri triumfator në selinë e qeverisë në Tiranën që e kishte lënë më 9 qershor të po atij viti. Kryeministri Fan Noli që luante në oboe në zyrën e tij deri pasdite vonë të 24 dhjetorit, kur e njoftuan se Zogu ishte në Shkallën e Tujanit iku nga sytë këmbët dhe bashkë me të edhe ministra, qeveritarë, zyrtarë, ushtarakë e ithtarë që e kishin marrë pushtetin me kryengritje të armatosur. Teksa u fut në zyrën e shefit të qeverisë pas gjashtë muajsh nga largimi, të gjithë këtë Ahmet Zogu e quajti jo thjesht një kundërpërgjigje të asaj që kishte bërë Noli me mbështetësit e tij, por me togëfjalësishin “Triumfi i Legalitetit”. Pas 98 vjetësh historia politike në Shqipëri përsëritet në një formë tjetër. Pas gjashtë muajsh nga vendimi për përjashtimin nga ana e Lulzim Bashës nga grupi parlamentar, Sali Berisha është kthyer mbrëmjen e 25 marsit në selinë e Partisë Demokratike, nga e cila ishte larguar më 9 shtator 2021. Vendimi i Gjykatës së Tiranës i jepte të drejtë atij dhe Komisionit të Rithemelimit të PD me mbajtjen e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 duke e zyrtarizuar kështu aksionin e tij politik për strukturat e këtij komisioni dhe duke e cilësuar atë si Partinë Demokratike legale. Të dy ngjarjet me diferencë afër një shekull ngjajnë si dy pika uji të cilave u ndryshon forma dhe distanca kohore dhe Berisha arriti pikërisht atë që i kishin hequr dhe e synoi ta rimerrte. Në një formë apo tjetër edhe kjo është “Triumf i legalitetit” numër 2 në historinë e Shqipërisë. Më 26 tetor të vitit 2021 Berisha jo thjesht e parashikoi këtë rikthim, por kishte bindjen se do e arrinte kur tha:

“Tu them atyre që thonë se “u kthye Berisha”, se kthimet janë fitimtare, janë të fuqishme dher askush nuk duhet të ketë frikë”.

Ajo që vlen të përkufizojmë është se nga kjo betejë jo thjesht ka humbur Lulzim Basha, por ka humbur një politikë e mbrapshtë dhe aspak demokratike të një politikani ndaj të cilit u besua shumë nga faktorët e brendshëm dhe veçanërisht nga ata të jashtëm. Tani edhe diplomatët e huaj janë në një dilemë të madhe me mbështetjen që i dhanë por që kurrë nuk e meritoi. Mjaftojmë të kujtojmë se sa e sa herë Lulzim Basha e ka cilësuar këtë histori si fundin politik të Berishës. Më 7 nëntor Lulzim Basha nuk e përfilli fare as Sali Berishën e as mbështetësit e tij por me mënyrën se si foli bëri me fjalë gjithçka nul kur tha:

“Koha e Sali Berishës ka mbaruar, bashkë me të dhe koha e mandateve të skaduara, e përdorimit të Partisë Demokratike dhe e forumeve të saj për interesa personalë. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës”.

Po tani çdo ndodhë? Fitorja u arrit dhe Komisioni i Rithemelimit dhe mbështetësit e tij u futën në selinë për të cilën më 8 janar u përleshën, u gjakosën duke dhënë shfaqjen më të shëmtuar jo vetëm në historinë e Partisë Demokrartike port ë gjithë politikës shqiptare në këto 32 vjet? Ajo që vlen të thuhet me rëndësi është ky triumf tani ka pjesën më të vështirë, jo thjesht bashkimin por demokratizimin e partisë nëpërmjet votës. Është një shans që duke ndryshuar këtë mentalitet në Partinë Demokratike kjo do ndikojë në demokratizimin e të gjithë politikës shqiptare. Por a mund të arrihet kjo dhe si duhet të realizohet? Vlen të theksohet se nga mënyra se si do zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike do të përcaktohet e gjithë e ardhmja e kësaj partie. E para që vjen në mend në diskutimin e kësaj teme është se vet Sali Berisha ka deklaruar se ai do jetë ai kryetari dhe madje edhe kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Kjo i vë një vulë jo të vogël asaj që thamë më sipër dhe që kthimi i Berishës në moshën 78-vjeçare në krye të partisë e vendos këtë parti në pikëpyetje të tjera. Vërtetë me Triumfin e legalitetit të Ahmet Zogun ngjan si dy pika uji kthimi në PD por Ahmet Zogu në vitin 1924 ishte vetëm 29 vjeç dhe jo vetëm karrierën por të gjithë jetën e kishte përpara. Ky problem e çon Partinë Demoratike përsëri në një udhëkryq të ri. Po kush janë kandidatët për krytar të kësaj partie dhe sa mundësi kanë ata të zgjidhen?

SALI BERISHA

Sali Berisha e ka deklaruar se do jetë ai kryetar i ri PD dhe madje edhe kryeministër. Dhe kjo mbyll në fakt çdo përzgjedhje sepse nëse ai vetë do ti mbahet fjalës ka shumë pak gjasa që të ndodhë që të mos fitojë. Mbështetja e madhe që gëzon është reale dhe kjo ka përmbysur edhe ithtarët më të mëdhenj të armiqësisë ndaj tij. Por a mund të ndodhë që ai të tërhiqet ngha kjo garë kur arriti një fitore të madhe? Në fakt ka edhe një opsion tjetër. Berisha mund të bëjë edhe lëvizje që si fitues i një aksioni politik që pak e besuan në fillim mund të deklarojë se tërhqiet nga gara dhe të mbështesë procesin e zgjedhjes së kryetarit të partisë por asnjë individ të veçantë. Kjo do ishte në të mirë të PD duke hedhur poshtë një herë e mirë të kaluarën. Mënyra se si në qershor të vitit 2013, në korrik 2017 dhe në qershor 2021 Sali Berisha mbështeti Lulzim Bashën na garat me Sokol Olldashin, Eduard Selamin dhe Edith harxhin, Fatbardh Kadillin dhe Agron Shehajn duket e freskët. Nëse do bënte këtë vërtetë Berisha do tregojë cilësi të tjera të një burri jo vetëm tipik partiak por shteti. Po sa gjasa ka që mund të ndodhë kjo? Nuk duhet të përjashtojmë tani për tani. Në PD dhe veçanërisht në Komisonin e Rithemelimit shprehen se jo vetëm Berisha ishte ai që i mblodhi por Berrisha është ai që mund të vazhdojë ti mblehë sepse një largim i tij në këto momennte mund ta kthejë partinë në pikën zero. E ndarë dhe e përçarë si kurrë më parë, nuk mund të bashkohet nga askush përveçse prej tij.

TË SHPALLURIT E VJETËR

Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli, Ibsen Elezi, Agron Shehaj ishin kandidatë zyrtarë për të drejtuar PD për zgjedhjeve të qershorit 2021. Ata guxuan të garonin përballë Lulzim Bashës që çfarë nuk bëri kundër tyre duke arritur deri të mos u vinte në dispozicion listat e votuesëve, një veprim foshnjarak që shkatërroi përfundimisht demoracinë e përtisë. Por tashmë këta kandidatë vërtetë morën shumë pak vota por ama fituan moral të madh. Tani ata janë kandidatë potencialë për të qenë përsëri në garën e re. Mes tyre dallohet si Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, të cilët zbatuan rregullin politik që kur ke moralin me vete edhe një votë të marrësh mjafton që një ditë të triumfosh te kauza që beson. Sigurisht që u duhet shumë punë për të arritur deri atje por pjesën e parë të këtij procesi ata pothuajse e kanë realizuar sepse kanë fituar moralisht në këtë parti.

VETERANËT E PD

Jozefina Topalli, Astriot Patozi janë në hamendjet e atyre që mendojnë se mund të drejtojnë Partinë Demokratike. Të përjashtuar nga kryetari Lulzim Basha ata kanë qenë shumë aktivë në aksionet e fundit politike. Madje edhe me krijimin e dy partive që tashmë pothuajse nuk ekzistojnë. Jozefina Topalli mbështeti fort në Shkodër Bardh Spahinë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit dhe fitorja e tij përballë kandidatit të PD Xhemal Bushati dhe kandidates së PS Majlinda Angoni kishe një dorë jo pak të fortë nga Topalli. Patozi ndonëse jo i aktivizuar në strukturat e Partisë Demokratike ka një peshë jo të vogël në opinionin publik. Ai ka qenë aktiv në media vërtetë si analist dhe me kritika ndaj Lulzim Bashës dhe Sali Berishës por ama i vlefshëm në ato që ka analizuar. Megjithatë ky është rasti dhe koha që si Topalli dhe Patozi të tregojnë veten se janë të aftë të drejtojnë Partinë Demokratike.

AMBICIOZËT

Grida Duma dhe Ervin Salianji janë dy politikanë ambiciozë në Partinë Demokratike, dikur mbështeës të flaktë ndaj Lulzim Bashës dhe më pas kritikët më të mëdhenj të tij. Edhe pse shumë janë ata që i bëjnë bashkë, realisht nuk duken se kanë shumë lidhje bashkë në aspektin politik. Salianji një politikan i ri, shumë energjik dhe me lidhje me elektoratin nw bazw ka ambicje të rritet si figurë politike pikërisht duke bërë beteja. Ndërsa Grida Duma ndryshon kryekëput me sigurinë, euforinë dhe vetëkënaqësinë që afron, por që ka dështuar me sukses në të gjitha betejat kur i është dashur vota. Në këtë situatë që po kalon PD aktualisht do shikohet shumë se sa vlen Duma politikisht kur nuk mund ta emërojë kush dhe nuk mund ta mbështesë kush. Në qendër dhe na bazë ajo ka humbur shumë pikë.

FILOZOFËT

Në PD ka ndodhur tërmeti dhe aktualisht po bëhen llogari për pasojat, disa syresh duken se janë jashtë realitetit. Një prej tyre është edhe Tomorr Alizoti. Pinjoll i një familje të njohur dhe të nderuar tipike të djathtë ai është përfolur në kulmin e krizës për të qenë kryetar. Por qendrimet e tij në fakt të paktën deri tani kanë qenë zhgënjyese. Nëse e quante veten të distancuar, ai në fakt ishte i tërhequr. Nëse e quante veten mbi palët, ai në fakt përsëri ishte tërhequr. Dhe kur në PD ndodhi kataklizma e madhe Alizoti citon filozofin gjerman të tre shekujve më parë Georg Hegel, a thua se ata demokratët në bazë mezi prisnin të dyzuar se cilën rrymë filozofike duhej të mbështesin. E pra, një lider politik prodhohet duke bërë beteja dhe jo duke bërë asnanësin. Nëse preferon asnjënësin, për Alizotin do ishte më mirë të rrinte në shtëpi dhe të vazhdonte të lexonte Hegelin, por ama politika nuk është sport për të. Këto janë kritika që më shumë e ndihmojnë se sa e dëmtojnë në një situatë që ende ka kohë që Alizoti por edhe ndonjë tjetër si ai të tregojnë veten.